Përfshihet nga zjarri 1 banesë në Fier, i zoti i shtëpisë i vuri flakën mbeturinave

Një banesë private është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në lagjen “15 tetori” në Fier.

Sipas burimeve, në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet zjarrfikëse të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve.

Dyshohet se i zoti i banesës u ka vënë flakën mbeturinave, por flakët kanë dalë jashtë kontrollit, duke alarmuar edhe banorët e pallateve që ndodhen pranë, pasi banesa e djegur ndodhet në afërsi të tyre.

Ndërkohë i zoti i shtëpisë është nxjerrë nga banesa nga shërbimet zjarrfikëse pa pësuar lëndime.