... Nami.al

Del SONDAZHI/ Kë zgjedhin shqiptarët mes Biden, Trump, Putin, Erdogan, Melonit…

Barometri në Euronews Albania këtë të premte ka pyetur qytetarët për pëlqyeshmërinë e disa liderëve botërore dhe evropianë. Krerët e shteteve më të rëndësishme janë vendosur përballë opinionit dhe vlerësimit të tyre për të kuptuar pëlqyeshmërinë e shqiptarëve.

Vladimir Putin, Presidenti i Rusisë, është njëri prej liderëve më të pa vlerësuar nga qytetarët. Nga 1000 të intervistuar ballë për ballë, 85.2% e tyre kanë mendim negativ për Presidentin e Rusisë, ndërkohë vetëm 5.6% kanë mendim pozitiv dhe 6.3% shprehen nuk e di.

Nga ana tjeter Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski gëzon mendim pozitiv nga shumica e të anketuarve. Janë 75,1 % e të intervistuarve që kanë vlerësim pozitiv për Presidentin e Ukrainës, përkundër 11,1 % të të pyeturve që kanë mendim negativ për të dhe 8.4 % e tyre nuk e njohin.

Nga liderët evropianë janë vendosur krerët e shteteve më të fuqishme në Evropë nga Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania,dhe Italia. Pëlqyeshmërinë më të madhe mes shqiptarëve ndaj liderëve evropianë e ka Giorgia Meloni me 71,5 % e të anketuarve.

Olaf Scholtz Kancelari Gjerman dhe Emmanuel Macron Presidenti i Francës janë pak a shumë në të njëjtat nivele të përqindjes së pëlqyeshmërisë me 59,7 % Scholtz dhe 57,3 % Macron.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak ka pëlqyeshmëri në nivelin 41.5 % e të anketuarve.

Ndërsa përsa i përket mendimit negativ për liderët evropianë, shqiptarët e kanë më të ulët mendimin negativ për Olaf Scholtz me 8,7 %, Georgia Meloni 13, 1%, Emanuel Macron 18,1 % e të anketuarve dhe 19,6 % për Rishi Sunak.

Në listën e liderëve të vendosur përballë qytetarëve nga Barometri janë edhe liderët e vendeve të rajonit tonë. Aleksandër Vuçiç, Presidenti i Serbisë, Kyriakos Mitsotakis, Kryeministri i Greqisë dhe Rexhep Taip Erdogan, Presidenti i Turqisë kanë kaluar filtrin e vlerësimit të qytetarëve dhe renditja për mendimin pozitiv apo negativ mes tyre është si më poshtë.

Mos pëlqyeshmërinë më të madhe mes të tre liderëve të rajonit për shqiptarët e ka Aleksandër Vuçiç me 80.8% që kanë mendim negativ për të.

Më pas vjen Kryeministri grek me 46,9 % e të anketuarve që kanë mendim negativ për të, dhe i fundit Erdogan me mos pëlqyeshmërinë më të ulët 15,1 %.

E kundërt është renditja për pëlqyeshmërinë, i pari është Erdogan me 71,8 % e të pyeturve që kanë mendim pozitiv për të, më pas Mitsotakis me 28,1 % të pëlqyeshmërisë, dhe në fund pëlqyeshmërinë më të ulët e ka Aleksandër Vuçiç 6,9 %.

6 muaj përpara zgjedhjeve në SHBA, Barometri ka vendosur shqiptarët përballë tre pyetjeve, 1- për fituesin e mundshëm të zgjedhjeve presidenciale 2-kush mendojnë ata se është më mirë të fitojë marrë parasysh realitetin në botë sot 3-kush është më mirë të fitojë për interesin e shqiptarëve në rajon.

Në të treja pyetjet përgjigjet e qytetarëve shqiptarë janë përkthyer në shifra konkrete. Në pyetjen e parë: “Në zgjedhjet për president të SHBA-ve mes dy kandidatëve kryesorë Biden dhe Trump kush do të fitojë?”

46,2% e të anketuarve mendojnë që zgjedhjet presidenciale në SHBA i fiton Donald Trump dhe 33,7% e tyre mendojnë që i fiton Joe Biden.

Në pyetjen e dytë: “Marrë parasysh situatën në botë aktualisht, kush është më mirë të fitojë sipas jush?”

43,5 % e të anketuarve mendojnë që është më mirë për situatën në botë të fitojë Donald Trump dhe 36,5% e tyre mendojnë që është më mirë të fitojë Joe Biden.

Në pyetjen e tretë: “Po për interesin e Shqipërisë, Kosovës dhe shqiptarëve në rajon kush është më mirë të fitojë mes Biden dhe Trump?”

40% e të anketuarve mendojnë që është më mirë të fitojë Donald Trump për Shqipërinë dhe Kosovën, ndërsa 37,7% e tyre mendojnë që është më mirë të fitojë Joe Biden për interesin e Shqipërisë dhe Kosovës.

Përshkrimi i imazhit