...
Pavarësisht performancës së saj elektrizuese dhe shumë emocionale, përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovision, Besa Kokëdhima, nuk është kualifikuar.
Besa me këngën “Titan”, ishte renditur e 2-ta në radhë për të performuar në gjysmëfinalen e dytë të Eurovision 2024, por rrugëtimi i saj ishte i shkurtër. Gjashtë vendet e eliminuara ishin Shqipëria, Malta, Belgjika, Çekia, Danimarka dhe San Marino.
10 shtetet që patën sukses në votimin publik të së enjtes ishin:
Letonia
Austria
Holanda
Norvegjia
Izraeli
Greqia
Estonia
Zvicra
Gjeorgjia
Armenia