
...
Kryeministri Edi Rama do të jetë në 12 maj në Athinë ku do të zhvillojë një takim me bashkatdhetarët shqiptarë që jetojnë atje.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama ka ftuar se shqiptarët të marrin pjesë në takim, që siç sqaron do të mbahet në stadiumin e Galatsit në Athinë
“Dhe me ftesën që më në fund ka edhe adresën, duke i ftuar ata ndër ju që janë në Athinë ose rrethina, e që munden ta kalojnë me ne që vijmë nga Shqipëria këtë moment të veçantë krenarie për të gjithë shqiptarët e Greqisë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.
Një ditë më parë media greke Protothema shkroi se organizatorët e vizitës të kryeministrit Rama në Athinë janë ende në kërkim të një ambienti për të mbajtur takimin.
“Edi Rama deri tani është “i pastrehë”, pasi mbajtja e takimit në Stadiumin e Paqes dhe Miqësisë në Athinë duket se nuk po ecën përpara. Kërkimi për një hapësirë për takimin nisi nga Teatri i Krishtlindjeve në Galat, i cili u “bllokua” me këshillën e kryebashkiakut për biznesmenin që e menaxhon”, shkruante Protothema.