... Nami.al

Grabitet në mes të Lungomares së Vlorës çifti i turistëve italianë

Një çift turistësh italianë kanë rënë pre e grabitjes në qytetin e Vlorës.

Ngjarja ka nodhur në Lungomaren e qytetit, që është një prej zonave më të frekuentuara në prag të sezonit turistik.

Siç raportohet, italianët kanë parkuar makinën e tyre në Lungomare, dhe kanë shkuar për të drekuar në një restorant aty pranë. Kur kanë shkuar pranë makinës ata kanë vënë re se grabitësit kishin thyer xhamin e derës së pasagjerit duke marrë një shumë parash nga çanta që ndodhej brenda (rreth 2500 euro) si dhe të gjitha dokumentat e mjetit.

Forcat e policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin e autorëve.

“Sot, në lagjen “Uji i Ftohtë”, dyshohet se një shtetas, ka thyer xhamin e një automjeti të ndaluar, në rrugë dhe ka vjedhur një çantë me sende personale dhe portofolin e dy shtetasve italian. Menjëherë është bërë shoqërimi i disa personave të dyshuar dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, bën me dije policia.

Përshkrimi i imazhit