
...
Roan Brahimi, i njohur si armik i Ervis Martinajt u vra mbrëmjen e djeshme në një atentat mafioz të Athinë teksa ndodhej në makinë me gruan e tij e cila mbeti e plagosur lehtë.
Mediat greke kanë zbardhur ditën e sotme detaje të reja nga atentati ndaj 32-vjeçari shqiptar, të cilin siç shkruan media e vendit fqinj mafia shqiptare e kërkonte që nga viti 2021
Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes kanë bërë me dije se çifti kishte shkuar në park për të marrë fëmijën e tyre.
Duke folur për Neësbomb.gr, një grua që ndodhej pranë skenës së sulmit, tha rreth se gjysmë ore para incidentit të përgjakshëm se “vajza ime e vogël po luante me djalin e vogël të tij (të viktimës). Dëgjuam të shtënat dhe vrapova për të parë nëse ishte diçka apo ishte vetëm një lojë.
Vogëlushi vraponte dhe thoshte “babai im, babi im” dhe gjyshja tha “është dhëndri im, dhëndri im” dhe unë lajmërova policinë. Ishte një motoçikletë me dy persona”, tregoi dëshmitarja.
Roan Brahimi është një nga personat që dyshohet se ka pasur gisht në atentatin ndaj Ylli Ibrahimit, ku vdiq Klisman Preçi.
Roan Brahimi ishte në kërkim policor edhe për ekzekutimin e Brilant Martinaj dhe miqve të tij, në mbikalimin e Fushë-Krujës, më 17 korrik 2022. Por pse grupi hetues po investohej kaq shumë në emrin e Roan Brahimit, si një nga personat më të mundshëm të dyshuar për atentatin ndaj Ylli Brahjas dhe mikut të tij tashmë të ndjerë, Klisman Preçit.