
...
Stefanos Kasselakis, kryetari i partisë më të madhe opozitare në Greqi, Syriza, ka nisur këtë të enjte vizitën e tij në jug të Shqipërisë.
Kasselakis do të kërkojë votën e mitoritetit grek në Shqipëri për kandidatët e partisë Syriza, për të përfaqësuar Greqinë si eurodeputetë në Parlamentin Europian.
Turi i liderit të opozitës në Greqi nisi nga Jananina, ku pas takimit që pati në Kallpaq ai u drejtua drejt kufirit shqiptar, ku u ndal fillimisht në Bularat.
Kasselakis mbajti një takim në shkollën e Bularatit me drejtues të Zyrës Arsimore Finiq-Dropull.
Në takim ai u shoqërua nga konsulli grek në Gjirokastër, Dimitrios Sacharidis, krystari i bashkisë Dropull Dhimitër Toli.
Më pas lideri i opozitës në Greqi do të drejtohet drejt bashkisë së Dropullit, ku do të ketë takime në Jorgucat, në Vanistër dhe Vrisera.