“Ik lidhu o ‘toy boy’”, degradon me fyerje dhe kërcënime përplasja mes Romeos dhe Gracianos: Do mbarojë kjo loja dhe jashtë…

Graciano dhe Romeo janë përplasur sërish me ofendime edhe ditën e sotme në shtëpinë e Big Brother VIP.

Shkak është bërë deklarata e Gracianos në Prime të së martës, ku tha se Romeo i ka shkruar jashtë Erjolës, sepse e ka fiksim, deklaratë që është mohuar nga të dy ata.

Graciano dhe Romeo janë përplasur sërish me ofendime edhe ditën e sotme në shtëpinë e Big Brother VIP.

Shkak është bërë deklarata e Gracianos në Prime të së martës, ku tha se Romeo i ka shkruar jashtë Erjolës, sepse e ka fiksim, deklaratë që është mohuar nga të dy ata.

Aktori i tha konkurrentit që i është “lëpirë” jashtë shtëpisë, duke i bërë si shok, ndërsa balerini u shpreh: “Po të isha lëpirë unë, a e din se ku do isha unë sot?”

Romeo i tha Gracianos se do të japë llogari për deklaratat e tij kur të dalë nga “BBV”.

“Surrati jot të më kërcënojë 3 ditë rresht” – u shpreh balerini i acaruar me aktorin i cili vazhdoi të tallej.

“Ik ore palaço”– iu drejtua Graciano konkurrentit, duke shtuar: “Plehrat kështu janë”

Pjesë nga debati:

Romeo: Një nga arsyet pse e mendoja dy herë për tu futur këtu brenda ishin shpifësirat si puna jote që jashtë këto gjëra s’mi thonë dot në sy

Graciano: S’di them dot në sy ë? Po as s’më intereson me u marrë me ty jashtë

Romeo: Më je lëpirë si laro

Graciano: Mua ti jashtë as s’më intereso fare. Nuk lëpihem unë. Ai që lëpihet je ti

Romeo: Më je lëpihesh si laro

Graciano: Unë çfarë kam arritur i kam arrit me këto (prek këmbët dhe duart). Nuk di unë as me të ardh me tu lëpi as me të bë qefin

Romeo: Jashtë më lëpihesh ti mua

Graciano: Po të isha lëpirë unë, a e din se ku do isha unë sot?

Egla: Për çfarë arsyeje mund të të lëpihet një njeri ty? Moderator është, ka ndonjë pushtet?!

Romeo: Çfarë lidhje me pushtet? Më ka përqafuar, më ka thënë “do futemi brenda, do bëjmë këtë, atë. O sa mir do jemi”.

Graciano: Po ik o përdorues. Kujt do ti japë llogari. Hë more se ke 4 ditë që më kërcet dhëmbët. Kush është rrethi i përbashkët që do jap llogari, kush janë këta njerëz? Surrati jot të më kërcënojë 3 ditë rresht

Romeo: Zemra ime, ndihesh i kërcënuar? Po dridhesh ri?

Graciano: Ik ore palaço. Po dridhem nga ty unë? Ti je patatinë

Romeo: Ti je biskotë tagani, të bien këmbët në qumësht

Graciano: Plehrat kështu janë

Romeo: O laro turp të të vijë, i bëni presion një gruaje. E ke shoqe

Graciano: Ça shoqe? Shoqe që mashtron edhe nxjerr muhabetet edhe vjen ti thotë ty?

Romeo: Ti je djalë i keq, ça bën se është turp i Zotit

Graciano: Keni shitur surratin për këtë lojë

Romeo: Merruni me jetën tuaj…

Graciano: Ti je i fëlliqur, ik llapu andej që të ecësh, se na hape barkun

Romeo: Sa i pështirë je, sa djalë i keq

Graciano: Ik lidhu që të ecësh përpara, “toy boy”

Romeo: E thua këtu me kamera, se jashtë nuk ma thoje dot

Graciano: Çun portalesh

Romeo: O djalë i keq, mbaron kjo gjëja

Graciano: Ti je rritur me hormone në këtë lojë. Si e latë para se të futeshit këtu. Kujt i tregon këto falsitete, së bashku me Erjola Doçin.

Romeo: Po e ke shoqe

Graciano: Po ça shoqe, kur e shoh që transformohet kështu, më vjen për të vjellë.