... Nami.al

I ofroi Nuredin Dumanit 120 mijë euro për t’i dhunuar gruan, dënohet me burg avokati Alban Bengasi

Avokati Alban Bengasi është dënuar me 2 vite burg nga GJKKO për tentativën dhunimit të bashkëshortes së tij, duke i ofruar para “killerit” të penduar tashmë të drejtësisë, Nuredin Dumani.

Bengasi do të vuajë 1 vit e 4 muaj burg për shkak të gjykimit të shkurtuar, ndërsa prokurorët e SPAK kishin kërkuar 4 vite e 4 vite burg.

Ai u arrestua një vit më parë pasi u kthye nga Dubai, pasi akuzohej se i kishte ofruar Nuredin Dumanit një shumë prej 120 mijë eurosh për t’i vrarë gruan.

Por pavarësisht akuzës së rëndë, ai u shpall fajtor për “dhunë në familje, në bashkëpunim”, pasi u arrit në përfundimin se paratë ishin dhënë jo për vrasje, por për ta dhunuar ish-bashkëshorten e tij.

Përshkrimi i imazhit