...
Stefanos Kasselakis, kryetari i partisë më të madhe opozitare në Greqi, Syriza, do të vizitojë ditën e enjte Shqipërinë.
Bëhet me dija se vizita e liderit grek vjen në kuadër të takimeve për zgjedhjet në Parlamentin Europian.
Sipas agjendës, Kasselakis, do të hyjë në territorin shqiptar përmes pikës kufitare të Kakavijës në orën 09:30 dhe do të drejtohet drejt fshatit Bularat, ku do të vizitojë shkollën dhe varrezat e qytetit.
Më pas lideri i opozitës në Greqi do të drejtohet drejt bashkisë së Dropullit, ku do të ketë takime në Jorgucat, në Vanistër dhe Vrisera.
Kasselakis do të kërkojë votën e mitoritetit grek në Shqipëri për kandidatët e partisë Syriza, për të përfaqësuar Greqinë si eurodeputetë në Parlamentin Europian.