Tragjedia në Shkodër, Drejtoria e Burgjeve i jep leje Erdgys Arrazit për të shkuar në varrimin e 2 fëmijëve

Drejtoria e Burgjeve i ka dhënë leje Erdgys Arrazit, bashkëshortit të Alma Arrazit, për të marrë pjesë në varrimin e 2 fëmijëve të tij të cilët u mbytën në lumin Buna së bashku me nënën e tyre dhe motrën 9 vjeçare, trupi i së cilës u gjet ditë më parë.

Arrazit i cili po mbahet në paraburgim për shkaktim të vetëvrasjes, nuk i është miratuar ende leja nga ana e Prokurorisë për të marrë pjesë në varrimin e të miturve të ndjerë, vajzës 7 vjeçe dhe djalit 3-vjeçar.

Ditën e djeshme, Erdgys Arrazi u la në burg nga gjykata e Shkodrës, ndërsa ai vetë deklaroi se ishte në gjendje të rënduar psikologjike dhe se do të flasë në një moment tjetër.