Partizani i dyti, Skuka humb penalltinë e dëmtohet: Skënderbeu i katërti, fiton Teuta e Laçi në playout

Janë mbyllur ndeshjet e javës së 35 të Superiores dhe situate vetëm sa është komplikuar edhe më shumë. Partizani thyen 1-0 Kukësin dhe është i dyti, sepse Vllaznia ndalet 0-0 në Klasike. Pika i mjafton Tiranës për tu ngjitur në vendin e katërt, sepse të gjithë të tjerët, Dinamo e Skënderbeu humbasin. Teuta e Laçi fitojnë dhe tani Europa nga zona playout ndahet nga vetëm dy pikë.

KUKËSI 0-1 PARTIZANI
Partizani fitoi në Kukës, mori vendin e dytë, por humbi Skukën. Jo gjithcka shkoi mirë në transfertën me vendin e fundit të renditjes për Orges Shehin që rrezikon të mos ketë sulmuesin kryesor për ndeshjet e Final Four. Partizani ka marrë vendin e dytë në renditje falë një fitore 1-0 në fushën e Kukësit, ku mund të kishin rezultat edhe më të thellë nëse Skuka nuk do të gabonte penalltinë. Të kuqtë u treguan kërkues në pjesën e parë dhe gjetën shpejt golin me Mehmetin. Më pas, ata krijuan më shumë volum loje e raste, por nuk ia dolën të shënonin më përballë vendasve. Skuka shpërdoroi edhe një penallti që u prit nga Tafas, ndërsa më pas sulmuesi i të kuqve doli nga loja edhe i dëmtuar, duke shqetësuar jo pak Shehin në prag të “Final Four”.

TIRANA 0-0 VLLAZNIA
Tirana e mbyll pa gola Klasiken me Vllazninë, qendron jashtë zonës Final Four, por ndoshta ka një shans të mirë për ta arritur në javën e fundit. Bardheblutë shpenzuar shumë me Përgjonin në fund rastin më flagrant, por ngjiten në kuotën e 47 pikëve. Ndeshjet direkte e mbajnë mbi Dinamon e një fitore në javën e fundit me Egnatian, që ka siguruar vendin e parë matematikisht (avantazh me ndeshje direkte me Partizanin), mund ta pozicionojë të katërtën nëse Skënderbeu dështon të mposhtë Vllazninë në Shkodër.

ERZENI 0-3 TEUTA
Teuta është shumë pranë përmbyshjes së një misioni të pamenduar në fillim të sezonit: një vendi në Final 4. Durrsakët kanë mposhtur në transfertë Erzenin me shifrat 3-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 35 të Superiores. Sfida u zhbllokua që në minutën e 5’ me Dacin. Shijakasit, të rënë tashmë nga kategoria, ishin të dorëzuar dhe në pjesën e dytë, pësuan inisiativën e skuadrës së Martinit. Teuta gjeti golin e dytë me Llocin dhe të tretin me Gjinin. Erzeni mbeti me 10 lojtarë në minutën e 88’, kur Sadiki la fushën i ndëshkuar me karton të kuq.

SKËNDERBEU 1-1 LAÇI
Për 96 minuta Laçi ishte sa pranë playout aq dhe një vendi në Final Four, pastaj erdhi një penallti që shkatërroi ëndërrat e Armando Cungut dhe i dha vendin e katërt Skënderbeut. U mbyll 1-1 në Korçë, por Skënderbeut i është dashur një penallti në minutat shtesë të ndeshjes për të siguruar një pikë të artë që e mban në vendin e katërt në renditje dhe me shanset më të mira për të shkuar në ”Final Four”. Laçi e dinte mirë se ishte shansi i fundit dhe u duk se përmbysën parashikimet kur në minutën e 79’ Melo kaloi në avantazh kurbinasit. Befasia erdhi në minutën e 97’ kur Rashica shënoi me penallti, duke zbritur përfundimisht bardhezinjtë në zonën playout.

EGNATIA 1-0 DINAMO
Një autogol i Jocelyn Behiratche dënon Dinamon në Rrogozhinë. Egnatia thyen 1-0 nëndetësen që mbetet një pikë larg vendit të katërt, me një javë nga fundi i kampionatit. Mehmeti duhet të bënte llogaritë me kryesuesit e renditjes, të thirrur në çështje për të fituar, në mënyrë që të ruanin vendin e parë të renditjes. Në një ndeshje të ekuilibruar, me fraksione loje të dominuar nga vendasit, ekuilibrat I prishi një autogol fatkeq i Behiratche. Me 47 pikë, Dinamo duhet të fitojë në ndeshjen e fundit, të shtunën dhe të shpresojë që Skënderbeu e Tirana të ndalen.