Dënohet i riu francez që vrau prostitutën shqiptare

32-vjeçari francez Roman Briy është shpallur fajtor nga një gjykatë në Nice të Francës për vrasjen e Olivias (Brunilda Sadushi (Kovaçi)), një prostitute shqiptare. Trupi i viktimës u braktis më 25 dhjetor 2019, pjesërisht i djegur, në parkun Valmasque në Mougins.

I riu pasi kishte paguar seks në makinën e tij, natën e Krishtlindjeve, e kishte mbytur të renë pa qenë në gjendje të shpjegonte aktin e tij. Prishja e një prezervativi thuhet se u bë shkak për sherrin.

Prokurori i Përgjithshëm Anthony Carello kërkoi 20 vjet burgim penal të martën pasdite, ndërsa pranoi se i pandehuri “nuk ishte një përbindësh”. Ai do t’i nënshtrohet 5 viteve mbikëqyrje gjyqësore dhe rrezikon 3 vjet burg nëse nuk zbaton detyrimet e tij për marrjen e kurave shëndetësore.

Një djalë i njohur si i qetë, shumë i afërt me vëllain dhe nënën e tij, ai përmendi marrjen e barnave anabolike të cilat i kishin ndryshuar karakterin pak para tragjedisë. Një ekspert farmakolog e përjashtoi këtë hipotezë. Cindy Marafico, avokatja e tij, i kërkoi gjykatës dhe anëtarëve të jurisë që “të gjenin një ekuilibër midis asaj që ai bëri dhe asaj që ai është” .

Eksperti psikolog u shpreh optimist për aftësitë e të akuzuarit, i cili është kthyer në një të burgosur model, për t’u riintegruar. Por mungesa reale e motivit nuk mungoi të shqetësonte prokurorin e përgjithshëm francez për një përsëritje të mundshme të veprës penale.