Breshër i pazakontë në Leskovik, dëmtohen kulturat bujqësore dhe pemët frutore

Sasi të mëdha breshëri kanë mbuluar sipërfaqe të tëra në rrethin e Kolonjës gjatë ditës së sotme.

Raportohet se breshëri ka shkaktuar dëme të mëdha në të mjellat dhe pemët frutore në këtë zonë, kryesisht në qershi dhe kumbulla.

Dy fshatrat më të prekur janë ata të Shelegurit dhe Gërmenjit në njësinë administrative të Leskovikut.