A janë takuar fëmijët e tij me Diolën? Erolld Belegu flet hapur për raportin me vajzat e partneres

Edhe pse shumë natyral për ta, lidhja e Diola Dostit me biznesmenin kosovar Erolld Belegu erdhi i papritur për publikun duke bërë që të jenë në qendër të vëmendjes prej javësh.

Diola dhe Erolldi janë të dy prindër, por duket se fëmijët përkatës nuk janë bërë aspak pengesë për këtë lidhje.

Madje vajzat e Diolës publikojnë herë pas herë foto të mamasë së tyre krah partnerit të ri.

Këtë raport të mirë mes tyre e ka konfirmuar edhe vetë biznesmeni.

“Lidhja jonë ka shkuar shumë intensive për shkak se të dy jemi me një karrierë dhe punë të ngarkuar. Sa i përket qëndrimit, herë vjen ajo në Kosovë dhe herë unë në Tiranë, edhe pse ajo ka qenë e lidhur me Kosovën edhe më përpara pasi ajo ka edhe një banesë në Kosovë, gjithashtu edhe vajzat e saj janë të lidhura me Kosovën dhe e duan më shumë se Tiranën. Edhe me vajzat e Diolës i kam raportet e mira, së pari jam takuar me vajzën e madhe Blezën pastaj edhe me dy vajzat e tjera, por edhe Diola është takuar me fëmijët e mi“, është shprehur Erolld Belegu.