Përshkallëzohet situata në protestë, hidhet molotov në hyrje të bashkisë së Tiranës

Është përshkallëzuar situata në protestën që po zhvillohet para bashkisë së Tiranës. Protestuesit kanë hedhur molotov në drejtim të godinës së bashkisë.

Efektivët e policisë kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit menjëherë. Shpërthimet e molotovit kanë ndodhur teksa po mbante fjalën e tij anëtari i kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi.

Njëkohësisht me Këlliçin, policia u bëri thirrje me megafon qytetarëve të ndalin hedhjen e molotovit.