“Palaço”! Përplasje para Prime-t mes Eglës dhe Meritonit: Të kam përcjellë të dashurën, do të të përcjell dhe ty

Një debat mes Egla Cenos dhe Meriton Mjekiqit ka ndodhur pasditen e sotme në shtëpinë e Big Brother Vip.

Meritoni e ka paralajmëruar se do ta nxjerrë jashtë, por Egla i përgjigjet duke i thënë ‘deri tani të kam përcjellë të dashurën, do të të përcjell dhe ty.’

Debati:

Egla: Jeni ndyraveca fare

Meritoni: Ka qenë një gazetare dhe ka shkuar për të kërkuar Hasanin. A e di këtë barsoletë apo të ta tregoj

Egla: Hahaha, zëre se e dëgjova. Ik vazhdo

Meritoni: Ta kisha treguar unë barsoletën e Hasanit, por…

Egla: Po ik o grisu, o ti ça e ke emrin, o Meriton

Meritoni: Palaço

Egla: Ik ore grisu, budalla, ik ore se je i fikur te unë. S’e ke marrë vesh akoma.

Meritoni: Ti nuk ekziston për mua

Egla: Po pra, ca do që flet o burrë. O zemra ik

Meriton: O top sheqerja

Egla: O të kripsha trutë, vazhdo punë

Meriton: Ik

Egla: Unë nuk do iki, do rri këtu

Meriton: Do të përcjell

Egla: Ti nga ata që përcjell je. Me atë surrat që ke. Ke nja dy muaj që ma ke bërë gati limuzinën.

Meriton: Gati e ke

Egla: Deri tani të kam përcjellë të dashurën, do të të përcjell dhe ty

Meriton: Aaaa. Ti e pranove grackën më në fund

Egla: E dashura jote është grackë. Do të nxjerr dhe ty sic nxorra të dashurën tënde

Meriton: Faleminderit që e pranove grackën tënde me viktimizimin që ke bërë

Egla: E pranova, hajde grisu tani