... Nami.al

“Nga brekët tek Pekët…” – Mero Baze tregon ku kanë përfunduar lekët e Berishëve

Gazetari Mero Baze ka ironizuar paralajmërimet e televizionit të familjes Berisha se gjoja do të publikonte lidhjet e Olsi Ramës me televizionin ku punon Ylli Rakipi.

Çim Peka i cili paralajmëroi këtë denoncim përfundoi duke u justifikuar se sulmin e ka nxitur gazeta TemA.

Duke komentuar zbythjen e Pukës Baze shkruan:

“Të vetmen meritë që duhet t’i njohim Çim Pekës është, se nga gjithë gazetarët që kanë punuar pro Berishës, është i vetmi që i ka marrë lek Berishës, madje aq shumë lekë sa Berisha nuk do të pranonte t’i merrte dikur, as ndonjë familjar i tij.

Kjo “meritë”, më shumë se sa tregon aftësinë e Çimit, tregon kush janë në të vërtet Berishët, nga i madhi tek i vogli.

Me sa duket, edhe kur vonon drejtësia për krimet, Zoti vendos një drejtësi për lekët e vjedhura.

Di kujt ja lë në dorë. Ca për brekët e ca për Pekët”.

Përshkrimi i imazhit