...
Më në brendësi të konflikteve që Alma Arrazi kishte me të bashkëshortin e saj Erdgysin ishte motra e saj, Genta. Ajo i ka rrëfyer TCH se Alma kohët e fundit po vuante shumë nga i shoqi. Sipas saj ai e ofendonte dhe i thoshte të ndaheshin dhe se fëmijët do t’i mbante ai. “Ajo pa fëmijët nuk kishte më jetë”, – është shprehur tregon Genta.
“Një herë kur motra iku nga shtëpia ai i mori rrobat e saj, i mblodhi në oborr dhe i dogji. Në sallon kishin një fotografi familjare të cilën ai e mori dhe e shkeli me këmbë në oborr duke i prishur fytyrën motrës” – tha ajo. Sipas saj, e motra kishte gjetur fakte në telefon se i shoqi kishte marrëdhënie me një vajze 18-vjeçare me të cilën shëtiste hapur në qytet madje shpesh e takonte dhe me të birin 3 vjeç, për të cilat ajo kishte foto.
Motra i kishte thënë se jetonte në shtëpi me shpresën se dashuria për vajzën e re atij do t’i zbehej Erdgysi do të kthehej në familje, por kjo nuk ndodhi.
“Çdo ditë po bëhej edhe më keq dhe kohët e fundit ai nuk po kujdesej më për familjen pasi të ardhurat nga biznesi i shpenzonte me vajzën e re me te cilën ishte lidhur. Ditën e ngjarjes motra ka pirë kafe me kunatën (nusen e vëllait të burrit) dhe kur kanë dalë nga lokali ka parë të shoqin në një makinë me te dashurën. Aty i ka thënë asaj të kthehet në shtëpi sepse ajo do të shkojë në Tiranë tek i vëllai dhe ka kryer aktin ekstrem” – ka thënë motra e Almës.