Zhdukja e nënës me fëmijët në Shkodër/ Vijon kërkimi, Mbrojtja Civile kërkon ndihmën e Forcave të Armatosura

Kërkimet për gjetjen e trupit të pajetë të nënës, Alma Arrazit me dy fëmijët vijojnë, ndërsa Mbrojtja Civile ka kërkuar ndihmën e Forcave të Armatosura.

Bëhet me dije se agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile i ka bërë një kërkese zyrtare Forcave të Armatosura që të bashkohen për të dhënë ndihmën e tyre në operacionin e policisë, RENEA dhe FNSH për gjetje e tre trupave të pajetë që dyshohet se janë mbytur në lumin Buna, nënës Alma Arrazi dhe dy fëmijëve të saj.

Ndërkohë mësohet se kërkimet po vijojnë që nga ura e vjetër e lumit Buna, deri në grykëderdhjen e Velipojës, ndërsa në ndihmë kanë ardhur peshkatarët dhe banorët e zonës.

Po ashtu bëhet me dije se janë marrë dhe po merren në pyetje familjarë të nënës 39-vjeçare, Alma Arrazi të cilët thonë se gruaja dhunohej sistematikisht, ndësa policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë të disa bizneseve për të parë lëvizjet e fundit të nënës me 3 fëmijët, për të verifikuar dhe nëse ishte e vetme me ata.