Tragjedia né Shkodër, ja cilit fëmijë i përket trupi i dytë që u gjet në lumin Buna

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka njoftuar se është gjetur një nga trupat e fëmijëve, ndërkohë që fati i nënës dhe një prej fëmijëve mbeten mister.

Mësohet se trupi i pajetë është i vajzës së dytë, 8-vjeçare, ndërkohë që mbrëmjen e së shtunës nga një peshkatar i zonës u gjet trupi i vajzës së madhe 9-vjeçare, e cila u përcoll sot në banesën e fundit.

Ngjarja e rëndë ka tronditur Shkodrën dhe gjithë opinionin publik, pasi nëna, 39-vjeçarja Alma Arrazi, për shkak të dhunës sistematike nga bashkëshorti, ka marrë tre fëmijët dhe është hedhur në lumin Bunë, duke u vetëfjliuar.

Policia ka arrestuar bashkëshortin e 39-vjeçares, 31-vjeçarin Erdgys Arrazi.

Fillimisht Alma Arrazi dhe të miturit u shpallën të zhdukur, por gjetja rastësisht e trupit të 9-vjeçares mbrëmjen e së shtunës (4 Maj) nga një peshkatar brenda në ujë çoi në zbulimin e të vërtetës shokuese.

“Sa është gjetur dhe trupi i një prej dy fëmijëve të tjerë dhe natyrshëm sipas asaj që policia ka rindërtuar si skenar i kësaj ngjarje tepër të rëndë, dyshohet se dhe trupi i nënës dhe fëmijës tjetër të jetë po në këtë zonë. Kështu që policia, RENEA, forcat kombëtare dhe peshkatarët do të vazhdojnë non stop për të gjetur dy të tjerët.” -u shpreh ministri Balla.