“Para se të hidhej, pa Erdgysin me 18-vjeçaren duke…”/ Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Më në brendësi të konflikteve që Alma kishte me të shoqin ishte e motra, Genta. Ajo tregon se Alma kohët e fundit po vuante shumë nga i shoqi.

Ai e ofendonte dhe i thoshte të ndaheshin dhe fëmijët t’i mbante ai. “Ajo pa fëmijët nuk kishte më jetë“, tregon Genta.

Një herë kur motra iku nga shtëpia ai i mori rrobat e saj, i mblodhi në oborr dhe i dogji. Në sallon kishin një fotografi familjare të cilën ai e mori dhe e shkeli me këmbë në oborr duke i prishur fytyrën motrës, tha ajo për gazetaren e Top Channel, Dorjana Bezat.

Sipas saj, e motra kishte gjetur fakte në telefon se i shoqi kishte marrëdhënie me një vajze 18-vjeçare me të cilën shëtiste hapur në qytet madje shpesh e takonte dhe me të birin 3 vjeç, për të cilat ajo kishte foto.

Motra i kishte thënë se jetonte në shtëpi me shpresën se dashuria për vajzën e re do t’i zbehej dhe do kthehej në familje por kjo nuk ndodhi.

Çdo ditë po bëhej edhe më keq dhe kohët e fundit ai nuk po kujdesej më për familjen pasi të ardhurat nga biznesi i shpenzonte me vajzën e re me te cilën ishte lidhur.

Ditën e ngjarjes tregon Genta e cila ka treguar faktet e dhunës në polici, motra ka pirë kafe me kunatën (nusen e vëllait të burrit) dhe kur kanë dalë nga lokali ka parë të shoqin në një makinë me te dashurën.

Aty i ka thënë asaj të kthehet në shtëpi sepse ajo do të shkojë në Tiranë tek i vëllai dhe ka kryer aktin ekstrem.