Ngjarja makabre në Shkodër, Psikologia: Me këtë akt, nëna ka kërkuar që të shpëtojë edhe fëmijët e saj nga kjo dhunë!

Një ngjarje e rëndë tronditi jo vetëm Shkodrën por mbarë opinionin publik këtë të diel, ku një 39-vjeçare bashkë me 3 fëmijët e saj (trupi i njërit prej fëmijëve u gjet), dyshohet të jenë vetë-mbytur në lumin Buna në Shkodër, pas dhunës së ushtruar nga kryefamiljari.

Për të kuptuar më shumë mbi shkaqet që çuan në këtë akt tejet të rëndë të nënës, pedagogia dhe psikologia Arjana Muça, u shpreh se ka shumë burime informacioni që të shpjegojnë se si mund të shpëtosh nga kjo formë dhune pa ndërmarrë akte të tilla, ku sipas saj, në shumicën e rasteve nënat harrojnë veten e tyre.

“Në fakt është një ndër ngjarjet më tragjike që kemi dëgjuar kohët e fundit, sepse është një ngjarje me shumë viktimë dhe çdo nën që e dëgjon e vuan duke menduar se çfarë vuajtjesh psikologjike mund të ketë pasur kjo nënë, pavarësisht formave të dhunës si pasojë e konflikteve.

Në fakt ngjarja është një tregues i formave të dhunës dhe një ndër to është dhe dhuna psikologjike, që në vetvete është një dhunë me një presion të lartë emocional, ku individit i shkaktohen dëme në aspektin emocional, dhe mbi të gjitha atë mendor.

Dhe ne e dimë që për shëndetin publik ne e dimë që kjo është një nga problematikat me të cilat ne jemi duke u përballur.

Dhuna psikologjike, ndryshe nga ajo fizike që lë shenja, është e padallueshme dhe është e vështirë për t’u dalluar. Madje dhe vetë individi e ka të vështirë për ta kuptuar që është nën presionin e kësaj dhune. Dhe në një farë mënyrë fillon e pranon si një formë e marrëdhënies që ka ngritur me partnerin apo bashkëshortin dhe pasojat e saj kanë të bëjnë me probleme të shëndetit mendor, që mund të çojnë në vendime deri në fatale dhe me pasoja për jetën.

Depresioni në këtë rast është dhe shkaku, sepse varet edhe nga mënyra se si e përjeton ngjarjen apo dramën me të cilën ai është duke u përballur dhe kjo ka të bëjë me formën e depresionit që është duke kaluar.

Ku individi nis e mendon se ky vendim është një formë shpëtimi nga kjo dhunë që i ushtrohet atij. Ne kemi parë që forma më e lartë e depresionit e çon individin në akte të vetëflijimit të vetes. Por në rastin konkret, ne nuk kemi vetëm humbjen e jetës së nënës, nëse është kështu, por kemi dhe humbjen e jetës edhe të fëmijëve.

Pra kjo tregon edhe gjendjen e dëshpëruar që ka pasur nëna dhe në një farë mënyre, nëse është kryer një akt i tillë ajo ka kërkuar që të shpëtojë edhe fëmijët e saj nga kjo dhunë, sepse në shumicën e rasteve kur nëna dhunohet, fyhet apo shahet, në një farë mënyre kjo dhunë nën e rebelon për të mos i lënë fëmijët e saj në një dhunë të tillë dhe për t’i shpëtuar kësaj situate.

Deri sa të gjenden trupat, unë do të nënvizoja se këto janë të para thjesht nga ana psikologjike që ne i bëjmë një ngjarjeje në rastin nëse ka ndodhur e tillë.

Në ditët e sotme informacioni gjendet kudo, dhe mjafton që t’i shikosh dhe të kuptosh që mënyra dhe forma për t’i shpëtuar kësaj dhune ka plot.

Por ajo që vëmë re në shoqërinë shqiptare figura e gruas është ajo që paragjykohet më shumë. Dhe kjo vjen edhe për mënyrën e mentalitetit dhe mënyrës se si je edukuar. Dhe në shumicën e rasteve gratë e kanë të vështirë për ta denoncuar dhunën.

Faktike, ne e dimë që nisa ka një formë dhune, patjetër që duhet ta denoncojmë. Jo çdo zënkë në çift është alarmante për t’u denoncuar. Pasi nëse kjo formë ndryshon nga përballja normale me problemet e familjes.

Dhe nëse ndodh vajzat duhet të dinë ta tregojnë një dhunë të tillë, dhe në shumicën e rasteve këto nëna harrojnë dhe veten e tyre duke u detyruar të jetojnë përditë me këtë dhunë”, u shpreh ndër të tjera, psikologia Arjana Muça.