Kryenin prostitucion në ambientet e një pallati në Durrës, procedohen penalisht katër persona

Procedohen penalisht katër persona në Durrës pasi ishin implikuar në një rast prostitucioni.

Mësohet se dy prej të proceduarve janë shqiptarë dhe dy prej vajzave janë me shtetësi amerikane dhe bjelloruse.

Prostitucioni kryhej në ambientet e një pallati në lagjen nr. 4 në Durrës. Bëhet me dije se janë sekuestruar 3 pasaporta, 5 celularë dhe shuma parash.