Gruaja u hodh në lumë bashkë me 3 fëmijët, bashkëshorti i saj është vëllai i “COLIT” që nxori në ‘pritën e vdekjes’ shokun e tij?

Asnjë rezultat nga kërkimet në lumin “Bunë të Shkodrës”, pas ngjarjes tragjike ku nëna Alma Arrazi u hodh me 3 fëmijët, pas dhunës dhe tradhtisë nga i shoqi.

Kërkimet kanë vijuar gjatë natës, për trupin e nënës dhe dy fëmijëve, 8 dhe 3 vjeç, por pa rezultat, dyshimet janë se edhe ata janë vetmbytur.

Mbrëmjen e 4 majit është gjetur trupi i vajzës 9-vjeçare që çoi në zbulimin e kësaj ngjarje, ndërsa në pranga ka rënë babai Ergdys Arrazi, për shkaktim të vetëvrasjes.

Ka qenë vetë 31-vjeçari Ergys Arrazi, i cili ka denoncuar në polici më datë 3 maj se gruaja dhe 3 fëmijët janë larguar nga banesa, por pa dhënë detaje të tjera.

Familjarët e gruas, motra ka deklaruar në polici se Alma Arrazi dhunoj nga i shoqi.

Po kush është, Ergys Arrazi:

Ergys Arrazi është vëllai i Edison Arrazi, ky i fundit i dënuar për posedim kanabisi.

Vëllai i Arrazit ishte akuzuar për vrasjen e Endri Mustafës me 6 plumba në trup më 17 maj 2021, në zonën e Livadheve të Shkodrës.

Por, Edison Arrazi u la në burg vetëm për posedim kanabisi, pasi nuk rezultoi e provuar se ishte përfshirë në ngjarje.