Familjarët e Ergys Arrazit: Nuk ia falim nuses që sakrifikoi fëmijët!

Mbytja e 9-vjeçares, dhe dyshimi se të njëjtin fat kanë pasur edhe nëna, motra e vëllai i saj më i vogël, ka tronditur dhe pikëlluar opinion publik.

Vogëlushja 9 vjeçare do të përcillet drejt banesës së fundit, trupi i së cilës u gjet dje nga një peshkatar i zonës.

Po ashtu familjarët e bashkëshortit të Alma Arrazit deklarojnë se Ergysi nuk ka ushtruar kurrë dhunë ndaj fëmijëve dhe se i adhuronte ata.

Ata pohojnë se çifti kanë pasur probleme mes tyre, por se Ergys Arrazi nuk i keqtrajtonte.

“Ai i adhuronte fëmijët. Nuk do t’i bënte kurrë keq atyre. Punonte gjithë ditën në servis celularësh që t’i çonte në shkollë private. Me nusen mund të kishte probleme, por ajo kurrsesi nuk duhet t’ua bënte këtë fëmijëve. Këtë nuk ja falim”.

Ata pohojnë se çifti është njohur me dashuri dhe kanë kaluar shumë mirë, por prej kohesh nusja merrte ilaçe tek ambulanca e lagjes për gjendjen e saj jo të qetë emocionale.

Ndërkohë kërkimet vijojnë për të gjetur trupat e nënës dhe dy fëmijëve të tjerë, por ende pa rezultat.

Policia ka sekuestruar pamje të kamerave të sigurisë ku shihet Alma Arrazi me 3 fëmijët duke pirë kafe në një lokal pranë urës së Bunës. Por më pas nuk është kapur në asnjë kamera sigurie.