Vijon kërkimi për trupat e nënës dhe 2 fëmijëve, sekuestrohen kamerat e sigurisë të disa bizneseve

Vijojnë kërkimet për gjetjen e trupave të nënës dhe dy fëmijëve të saj, të cilët dyshohet se janë mbytur në lumin Buna. Reparti RENEA është stacionuar në Shkodër, ku po vijon kërkimet me polombarë, ndërkohë që terreni është i vështirë.

Ndërkohë mësohet se kërkimet po vijojnë që nga ura e vjetër e lumit Buna, deri në grykëderdhjen e Velipojës, ndërsa në ndihmë kanë ardhur peshkatarët dhe banorët e zonës.

Po ashtu bëhet me dije se janë marrë dhe po merren në pyetje familjarë të nënës 39-vjeçare, Alma Arrazi të cilët thonë se gruaja dhunohej sistematikisht, ndësa policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë të disa bizneseve për të parë lëvizjet e fundit të nënës me 3 fëmijët, për të verifikuar dhe nëse ishte e vetme me ata.