Turistja gjermane rrëzohet në Përmet, në gjendje të rëndë në spital

Një turiste gjermane ka rënë nga një ujëvarë në zonën e Carçovës në Përmet, duke pësuar lëndime serioze në kokë dhe në disa pjesë të trupit. Ajo është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës ku është vënë re se gjendja e saj ka qenë serioze për jetën.

Në këtë situatë raportohet se turistja është përcjellë me helikopter për në Spitalin e Traumës në kryeqytet.

Turistja gjermane me inicialet S.M., 47-vjeç ishte pjesë e një grupi gjermanësh që kishin zgjedhur të vizitonin kurorën e gjelbër të Çarçovës. Mësohet se turistja ka qenë duke fotografuar ujëvarën kur është rrëzuar.

“Në fshatin Çarshovë, në vendin e quajtur “Ura e Stermbecit”, një grup turistësh gjermanë po eksploronin me këmbë, zonat turistike, të shoqëruar nga shtetasi M. B., 40 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasja gjermane S. M., 47 vjeçe, duke bërë fotografi ka humbur ekulibrin, është rrëzuar dhe për pasojë ka marrë dëmtime fizike. Menjëherë 47-vjeçares i është dhënë ndihma e parë mjekësore, nga ekipi i urgjencës së spitalit të Përmetit dhe shërbimeve të Policisë.

Shtetasja S. M., si pasojë e plagëve të marra, është transportuar me helikopter në drejtim të Spitalit të Traumës, për mjekim më të specializuar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes” – thuhet në njoftimin e policisë.