Tragjedia në Shkodër/ Bashkëshorti dëshmi kontradiktore, të afërmit konfirmuan dhunën

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ngjarjen që tronditi vendin ditën e sotme, teksa një 39-vjeçare së bashku me fëmijët e saj të mitur dyshohet se janë mbytur pas dhunës së bashkëshortit.

Pista kryesore që po heton policia është dhuna në familje e shkaktuar nga bashkëshorti 31-vjeçar, i cili është arrestuar disa orë me parë në Shkodër pas deklaratave kontradiktore që ka dhënë në polici.

Dyshohet se ai ka ushtruar dhunë sistematike ndaj bashkëshortes dhe 3 fëmijëve si edhe ka shkaktuar vetëvrasjen e vajzës 9-vjeçare.

Sakaq, ende nëna dhe dy fëmijët e tjerë rezultojnë të zhdukur, ndërsa polumbarët po vijojnë kërkimet pasi dyshohet se edhe ata mund të jenë mbytur.

Sipas asaj që raporton gazetari Igli Çelmeta, policia ka marrë në pyetje të afërm të çiftit, të cilët kanë konfirmuar se Erdgys Arrazi ushtronte dhunë ndaj familjes së tij.