... Nami.al

Shpërthen lavatriçja gjatë procesit të larjes, plagoset 69-vjeçari në Don Bosko

Një 69-vjeçar është plagosur mbrëmjen e sotme në banesën e tij në lagjen Don Bosko, si pasojë e shpërthimit të lavatriçes gjatë proçesit të larjes.

Policia njofton se i dëmtuari ka marrë plagë të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:
Më datë 04.05.2024, rreth orës 20:45, në katin e 7-të të një pallati në Don Bosko, gjatë procesit të larjes ka shpërthyer një lavatriçe, dhe si pasojë është dëmtuar shtetasi A. Sh., 69 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Përshkrimi i imazhit