... Nami.al

“Krishti u ngjall”, besimtarët ortodoksë në të gjithë vendin kremtojnë Pashkën

Besimtarët ortodoksë në të gjithë vendin festojnë Pashkët.

Me lutjet për paqe dhe mirësi, ata ndoqën meshën e ngjalljes së Krishtit në Kishat dhe Katedralet në gjithë vendin.

Ngjallja e Krishtit këtë vit kulmoi në mesnatën mes 4 dhe 5 majit.

Në Tiranë, mesha e shenjtë e Pashkës u kremtua në Katedralen ‘Ngjalla e Krishtit’.

Besimtarët kanë ndezur qirinj në “Katedralen Ortodokse Ngjallja e Krishtit” për të çuar në shtëpi dritë nga drita e Jezukrishtit i cili tanimë u ngjall vërtetë.

Festimet do të vijojnë gjatë gjithë ditës së diel, 5 prill.

Gazeta Panorama Online uron të gjithë besimtarët Gëzuar Pashkët!

Përshkrimi i imazhit