... Nami.al

Detaje shokuese! “Monstra” në Shkodër qëndroi “i ftohtë” kur pa trupin e pajetë të së bijës me shenjat e dhunës në fytyrë

Të tjera detaje kanë dalë mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur në Shkodër, ku një 39-vjeçare bashkë me 3 fëmijët e saj (trupi i njërit prej fëmijëve u gjet), dyshohet të jenë mbytur në lumin Buna.

Bëhet fjalë për 39-vjeçaren Alma Arrazi që dyshohet të jetë vetëmbytur bashkë me 3 fëmijët e saj të mitur, 9, 6 dhe 4 vjeç.

Trupi i pajetë i vajzës 9-vjeçare është gjetur nga një peshkatar me shenja në fytyrë, ndërkohë polumbarët e RENEA-s, FNSH dhe Policia Kufitare po kërkojnë në ujërat e lumit Buna për trupat e nënës dhe 2 fëmijëve të tjerë, të cilët rezultonin të zhdukur prej 3 ditësh.

Mesohet se 31-vjecari ka qendruar totalisht i ftohte, ne momentin qe ka pare trupin e pajete te se bijes, ndersa ka mohuar te kete ushteuar dhune ndaj familjareve te tij.

Përshkrimi i imazhit