... Nami.al

Publikohen rezultatet e lotarisë amerikane, ja si ta shikoni nëse keni fituar

Sapo janë publikuar përgjigjet e programit të Lotarisë amerikane.

Të gjithë ata që kanë aplikuar për lotarinë amerikane, mund të kontrollojnë rezultatet nëse janë shpallur fitues në faqen e llotarisë amerikane në linkun dvprogram.state.gov.

Pasi të ndodheni në uebfaqen e Departamentit të Shtetit, duhet të klikoni mbi butonin “check status” e më pas të vendosni kodin unik që u është dhënë në tetor kur keni bërë edhe aplikimin.
Ju duhet të keni kodin e konfirmimit për të kontrolluar përgjigjet e lotarisë amerikane.

Emrat fitues nuk publikohen nëpër gazeta apo faqe interneti. Ju duhet ta kontrolloni vetë statusin e aplikimit duke vendosur verification number i cili duhet të fillojë me 2025.
Siç është sqaruar edhe në vitet e tjera, përzgjedhja bëhet në mënyrë rastësore përmes një shorti kompjuterik.

Përshkrimi i imazhit