Çfarë do të ndodhë sonte në BBV? Romeo do të bëjë një rrëfim rrëqethës, Heidi do të takojë pas shumë kohësh….

Kanë ngelur vetëm 3 javë nga finalja e madhe e “Big Brother Vip”, dhe “lufta” për të qëndruar në shtëpi deri më 25 maj mes banorëve është ashpërsuar.

Miqësia që dukej se po i rezistonte lojës, mes Julit, Erjolës dhe Rozës është “thyer”. A janë ata tashmë “armiq”?

“Ethet” i kanë kapur të gjithë, teksa çdo situatë prek banorët. Ashtu ndodhi dhe mes Gracianos, Heidit dhe Romeo, ku të qeshurat shkaktuan furtunë. Kush mes tyre e teproi?

Por përveç debateve, gjatë spektaklit të sotëm, priten edhe shumë emocione, teksa Romeo do të bëjë një rrëfim rrëqethës dhe Heidi do të mund të takojë pas shumë kohësh nënën e saj.

Nga ana tjetër, njëri prej tyre do të jetë finalisti i parë i sezonit të tretë të “Big Brother Vip”. Të gjitha diskutimet për zgjedhjen e Eglës dhe shumë të pathëna do diskutohen sot.

Për të mësuar këtë, ndiqni spektaklin e sotëm në transmetimet e Top Channel, në dy kanalet e dedikuara të DigitAlb, “Big Brother VIP 1” dhe “Big Brother VIP 2” si dhe në kanalin e YouTube.