Rikthehen reshjet masive të shiut, si parashikohet kjo e premte në mbarë vendin

Këtë të premte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira dhe prej mesdite intervale kthjellimesh.

Reshjet e shiut do të jenë prezente në pjesën më të madhe të vendit me intensitet mesatar. Hera-herës do të ketë reshje shiu në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Kjo situatë meteorologjike do të jetë prezente deri në orët e mëngjesit më pas gradualisht reshjet e shiut do të mbeten prezente por me intensitet të ulët.

Era parashikohet të jetë nga veriperëndimi me shpejtësi deri në 10m/sek, valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 9 deri 15°C
në zonat e ulëta 10 deri 21°C
në zonat bregdetare 11 deri 20°C.