Aksident në Unazën Lindore në Tiranë, furgoni i mallrave përplaset me një makinë

Një aksident ka ndodhur sot në Unazën Lindore në Tiranë ku një furgon mallrash është përplasur me makinë.

Dyshohet se shkak i aksidenti të jetë bërë prezenca e vajit në rrugë teksa furgoni është kthyer përmbysur.

Mësohet se policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve.