...
Ka humbur jetën 50-vjeçari i cili drejtonte biçikletën dhe u përplas nga një makinë tip “Benz” në Durrës. Policia njofton se aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:30 në lagjen 14/1.
Rreth orës 17:30, në lagjen 14/1 Durrës, një automjet me drejtues shtetasin L. Z, është përfshirë në një aksident me një motomjet me drejtues shtetasin Sh. S, dhe një biçiklist shtetasin F. Gj.
Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shtetasi F.Gj, rreth 50 vjeç. Drejtuesi i automjetit shtetasi L. Z, është larguar nga vendi i ngjarjes dhe vijon puna për kapjen e tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.