Sherr mes kolegëve brenda repartit të zjarrfikses në Kavajë, qëllohen me thikë dy persona

Një sherr mes zjarrikësve ka ndodhur brenda repartit në Kavajë. Raportohet se një zjarrëfikës është konfliktuar me kolegët e tij dhe dyshohet se ka qëlluar me thikë dy prej tyre.

Të plagosurit raportohet se kanë marrë dëmtime në këmbë dhe ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:00 në repartin zjarrëfikës të Kavajës.

Policia e Kavajës ka shoqëruar në komisariat personat e përfshirë në konflikt dhe ka ndaluar personin e dyshuar si autor të sulmit ndaj kolegëve. Gjithashtu zjarrëfiksët e përfshirë në konflikt janë pezulluar.