“Ministri më i ndershëm i të gjitha kohërave ka qenë Erion Braçe”- Deputeti i PS “shpërthen” në të qeshura

Socialistet dhe demokratët në Kuvend përveç debateve kanë shkëmbyer edhe batuta me njëri tjetrin. Një rast i tillë ishte mes deputetit të PS, Erion Braçe dhe demokratit Bujar Leskaj.

Pas fjalës së Braçes, ka replikuar Leskaj, i cili tha se kjo qeveri e ka të shkruar në ballë “keqqeverisjen, demagogjinë dhe korrupsionin.

Mes batutave Leskaj tha se “ministri më i ndershëm i kësaj qeverie ka qenë Erion Braçe”. Kjo ka bërë që socialisti të shpërthejë në të qeshura.

“I dashur Erion, kjo qeveria juaj dhe të gjithë ju të tjerët të qeverisë e ka të shkruar në ballë, keqqeverisje, demagogji dhe korrupsion.

Cfarëdo të thoni ju dhe të bëni dhe ministri më i suksesshëm në këtë qeveri, më i ndershmi i të gjithë kohorëve ka qenë një. Erion Braçe, kjo nuk diskutohet.

Po ministri më i zoti në këtë qeveri zonja kryetare e di kush është? Është ai Fuga që është bërë si ajo dora e padukshme që thoshte Smithi, që amplifikon propagandën dhe demagogjinë tuaj.

Ne kur vijmë diskutojmë për ligje, ne themi nene ta caktuara, ne bëjmë akuza konkrete, ju thoni fjalë të përgjithshme. E megjithatë i dashur Erion, qeveria juaj, keqqeverisje, demagogji dhe korrupsion”, tha Leskaj