
...
Policia e Tiranës ka zhvilluar një konferencë ku ka dhënë detaje lidhur me operacionin e zhvilluar në kryeqytet kundër trafikut të drogës. Nga aksioni është shkatërruar një grup i përbërë nga 35 anëtarë.
Në pranga u vunë 20 persona, ndërsa u ekzekutua masa e sigurisë për pesë persona të arrestuar më parë. Sipas policisë ky grup shpërndante drogë pranë shkollave.
Gjatë aksion u sekuestruan;
-3.5 kg kokainë
-50 doza heroinë
-100 doza kanabis
-27 telefona
-5 automjete.
“Grupi që u godit shpërndante kanabis, heroinë kokainë, në zona të ndryshëm të Tiranës afër shkollave dhe në lokale nate. Në vijim të operacioneve të zhvilluara në fushën e narkotikëve dhe në vijim të dy megaoperacioneve Tempulli 1 dhe Tempulli 2.
Pas një hetimi 4 mujor u siguruan priva ligjore për dokumentimin e veprimtarisë kriminale të 35 shtetasve. U organizua dhe u finalizuar faza 3 e tempullit, u vunë në pranga 20 persona, u ekzekutuan masat e siguresë arrest me burg të arrestuar më parë, si edhe vijon puna për kapjen e 10 shtesave të tjerë.
Gjatë operacionit u arrestuan 20 shtetas, dhe për pesë të tjerë u ekzekutua masa e sigurisë. Gjithashtu janë sekuestruar 3.5 kg kokainë, 50 doza heroinë, 100 doza kanabis, 27 telefonë celularë, 5 automjete.”, ka thënë drejtori i policisë Tiranë.