Bardhi: Telefonata e Ramës ndaj drejtorit të “Rai 3”, ndërhyrje në lirinë e medias

Pasi bllokoi për disa minua foltoren e Kuvendit, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhit i është dhënë fjala nga kryeparlamentarja, Lindita Nikolla. Bardhi tha se telefonata e Ramës ndaj drejtori është një ndërhyrje e papërshtatshme në lirinë e medias.

“Rai3, telefonata e Ramës ndaj drejtori është një ndërhyrje e papërshtatshme në lirinë e medias. Vetë Rama ka pranuar telefonatën me drejtorin e Rai-t duke thënë se ishte duke mbrojtur Agaçin, që Rai3 e cilëson si avokat të trafikantëve. Por e gjitha lidhet me dyshimet për përfshirjen e Olsi Ramës në trafik droge.

Ndërsa çështja e parë tashmë shqyrtohet nga drejtësia, kryeministri duhet të shpjegojë pse ka trajtuar median italiane njëlloj siç trajton median në vend, ku nuk la redaksi në ven po i telefonuar personalisht që të mos jepnin denoncim in ndaj vëllait të tij.

Ndërhyrja cënon lirinë e medias, por dëmton imazhin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Piktori Edi Rama e ka telefonuar drejtorin e Rai-t me cilësinë si kryeministër, ka të bëjë me veprimtarinë e tij si kryeministër”, tha Bardhi.