Ambasadori i BE për sulmet e Metës ndaj SPAK: Drejtësia duhet lënë të bëjë punën e saj

Ambasadori i BE-së Silvio Gonzato komentoi sulmet e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta ndaj SPAK.

Gonzato tha se BE nuk ka mbajtur asnjëherë një standard të dyfishtë.

BE ka dënuar sulmet ndaj drejtësisë ndaj kreut të SPAK. Ndërkohë Rama ka sulmuar. Pse reagoni për sulmet nga Meta dhe jo nga Rama?

Gonzato:Nuk ka standarte të dyfishta. Mbështetja për sistemin e drejtësisë është e palëkundur, por mesazhi është i njëjtë dhe i përhershëm. Ne i japim përparësi të madhe reformës në drejtësi dhe duhet ta lëmë të bëjë punën e vet. Ne nuk komentojnë për hetime por ju e dini mbështetjen tonë për SPAK.

Mbështes punën e këtij instituticioni. Sundimi i ligjit, lufta kundër korrupsionit, janë pjesë e kapitujve themelorë të BE që do të hapen të parët dhe do të mbyllen të fundit. Kam besim të plotë te SPAK, vijojmë punën me Bashkinë, për transportin e gjelbër, shkollat etj.