... Nami.al

Tragjedi në Kinë, shembet një pjesë e një autostrade, 19 viktima

Të paktën 19 persona kanë humbur jetën në provincën Guangdong, në Kinë, nga shembja e një pjese të një autostrade. Sipas mediave të huaja, në ngjarje janë përfshirë 18 automjete.

Në bordin e automjeteve ndodheshin gjithsej 49 persona. Autoritetet njoftuan se rreth 500 persona ishin dërguar në vendngjarje për të ndihmuar në operacionet e shpëtimit ndërsa nuk dihet ende arsyeja e shembjes.

Në javët e fundit, provinca Guangdong është goditur nga vështirësitë e sjella nga moti, me përmbytjet vdekjeprurëse dhe një tornado shkatërruese.

Përshkrimi i imazhit