... Nami.al

Sot Dita e Punëtorëve – Cilat janë disa nga profesionet më të kërkuara në 2024

Sot është 1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve. Kjo ditë është e njohur në shumë vende të botës, por jo në të gjitha.

Më saktësisht, ajo i referohet kujtimit të protestave të punëtorëve që synonin një të drejtë të madhe dhe që konsistonte ne orarin e punës, në 8 orë.

Këto protesta çuan në nxjerrjen e një ligji që u miratua në 1866 në Illinois (SHBA).

“Bazuar te artikujt e (revistës) Forbes dhe parashikimeve të ndryshme ndërkombëtare, aftësitë më të kërkuara të 2024-s vazhdojnë të jenë ato kompjuterike, inteligjenca artificiale… por me rritje të fokusit te aftësitë ndër-personale si dhe aftësitë teknike që kanë të bëjnë kryesisht me kujdesin shëndetësor.

DISA PROFESIONET ME TE KERKUARA NE 2024

1- Analistët e të dhënave dhe shkencëtarët e të dhënave

2- Profesionistët e shëndetësisë

3- Ekspertët e sigurisë kibernetike

4- Specialistë në çështjet e energjisë së rinovueshme

5- Zhvilluesit e softuerit

6- Zhvilluesit e realitetit virtual (VR) dhe realitetit të shtuar (AR).

7- Specialistë të tregtisë elektronike dhe marketingut dixhital

8- Inxhinieri robotike

9- Profesionistët e shëndetit mendor

Përshkrimi i imazhit