... Nami.al

Sot ditë e veçantë për ta, Kiara dhe Luizi vendosin një “rekord” në rrjetet sociale

Për Kiara Titon dhe Luiz Ejllin sot është dita më e veçantë. Ata janë bërë prindër për herë të parë të një vajze.

Ka qenë vetë çifti që ka njoftuar përmes një fotografie në rrjetet sociale lajmin e bukur.

E menjëherë nuk kanë munguar mijëra urime nga të afërmit, miqtë dhe ndjekësit e shumtë.

Vetëm pas 4 orësh pasi kanë hedhur në Instagram fotografinë me dorën e bebit, postimi i Kiarës ka marrë plot 221 mijë pëlqime. Edhe urimet në komente janë me mijëra.

Përshkrimi i imazhit