... Nami.al

Protesta para bashkisë, opozita sulmon sërish me molotov e tymuese

Është përshkallëzuar situata në protestën përpara Bashkisë së Tiranës. Protestuesit kanë hedhur molotov përpara godinës së Bashkisë.

Kjo nuk është hera e parë që hidhen molotov dhe shashka përpara Bashkisë. Edhe më herët, demonstruesit kanë hedhur tymuese dhe shashka në dyert e bashkisë.

Kujtojmë se Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, por edhe Rithemelimi prej disa kohësh kanë nisur protestat përpara Bashkisë së kryeqytetit.

Protestat erdhën, pas skandalit të dosjes së korrupsionit 5D.

Përshkrimi i imazhit