... Nami.al

Plagosi me shpatë disa qytetarë dhe policë, arrestohet burri në Londër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pranë një stacioni të metrosë në verilindje të Londrës pasi raportohet se një burrë me shpatë sulmoi disa persona dhe oficerët e policisë.

Sipas Sky News, burri përplasi një automjet në një shtëpi në Thurlow Gardens, përpara se të plagoste me shpatë një numër njerëzish.

Policia Metropolitane është njoftuar për ngjarjen pak para orës 7 të mëngjesit të sotëm.

Në vendngjarje janë dërguar edhe ekipet e zjarrfikësve dhe të shpëtimit, si dhe një numër ambulancash.

Shërbimi i Ambulancës në Londër tha se ata trajtuan pesë persona në vendngjarje dhe i dërguan të pesë në spital.

Aktualisht nuk dihet gjendja e të plagosurve dhe policët nuk janë në kërkim të të dyshuarve të tjerë. Stacioni i metrosë Hainault në Ilford është mbyllur nga policia pas incidentit.

Përshkrimi i imazhit