... Nami.al

Mjekja ORL: Jo vetëm me çelësa, shqiptarët i kruajnë veshët me kunja dhëmbësh

Evelina Cenalia, mjeke otorinolaringologe tha në “Good Morning Albanians”, se pavarësisht se thuhet shpesh në formë batute se njerëzit e kruajnë veshin edhe me çelës, e vërteta është se ka edhe më keq se kaq.

Nga eksperienca si mjeke ajo tha se ka pasur raste që në veshin e pacientëve ka gjetur edhe kruajtëse dhëmbësh.

Mjekja shtoi më tej se në fakt edhe pambukët që shpesh përdoren për veshin nuk duhen përdorur, madje tha ajo asnjëherë ato nuk lexojnë që janë për veshin, pasi veshi vetë pastrohet e nuk ka nevojë të preket me asgjë, as me dorë.

“Ça nuk përdorin dhe çfarë s’u ngel në vesh. U ka ngelur edhe kruajtësja e dhëmbëve. Edhe këto që përdoren për të pastruar veshin, por nuk janë për të pastruar veshin, veshi nuk pastrohet me asgjë. Ka aftësi vetëpastruese, nuk vendoset as dora në vesh. “Pastrohet me bërryl” thoshte profesori im për të thënë që nuk preket. Sigurisht që ka vesh që e kanë të vështirë vetëpastrimin por ka pika mjaftueshëm në treg që e ndihmojnë atë që veshi e ka normale që të fillojë të shkarkojë dyllin e tepërt”,-tha mjekja.

Përshkrimi i imazhit