Vodhi sapo u lirua nga qelia si përfitues nga amnistia, jepet masa për ‘skifterin’ në Korçë

Gjykata e Korçës ka caktuar sot masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Ardian Isufin.

Kujtojmë që Isufi ka qenë i dënuar për vjedhje (automjetesh) edhe më herët.

Ka qenë pikërisht një automjet ai që ka shënjestruar Isufi sapo ka qenë i lirë, i cili ishte i parkuar në një lagje të Korçës.

Pavarësisht tentativës, Isufi është arrestuar.