U largua për disa kohë nga ekrani, ja në cilin emision do ta shikojmë së shpejti Beniada Nishanin

Beniada Nishani ishte një nga finalistet e ‘Big Brother Vip 1’ dhe një nga personazhet më të dashura për publikun. Pas mbarimit të kësaj eksperience ajo ka vazhduar karrierën e saj në Shqipëri.

Bukuroshja ka nisur jetesën në Tiranë, për të realizuar projekte të reja, tashmë jo në modeling, por edhe në moderim.

Prej mbarimit të “BBV1”, Beniada ishte pjesë e disa projekteve televizive si moderatore ama prej disa muajsh modelja ka bërë një pauz nga ekrani. E pyetur së fundmi nga ndjekësit në Instastory, Beniada është shprehur se do të rikthehet së shpejti me sezonin e tretë të “E diell n’trip” në moderim së bashku me Argjira Spancën.

Në fakt kam diçka për të traguar sepse së shpejti vjen sezoni i tretë i programit “E Diell n’trip” me mua dhe Argjirën.

Së fundmi Beniada ka qenë e ftuar në “Fun Club” për të komentuar situatat e kësaj jave të banorëve në edicionin e tretë të “BBV”. Ama nuk ka mbaruar me kaq, Beniada me anë të një ‘Ask-u’ në Instastory ka pyetur ndjekësit e saj në lidhje me situatën Egla-Heidi, ku dhe më pas ka treguar edhe mendimin e saj.